Mickoski: Pres sqarime nga Ahmeti dhe Xhaferi për zarfet

I pyetur përsëri për materialin në USB dhe dokumentin për të cilin foli një ditë më parë, Mickoski as sot nuk dha detaje.

Ai thotë se pyetja tani duhet të drejtohet te kreu i BDI-së, Ahmeti, dhe te kreu i Kuvendit, Xhaferi.

“Pyesni edhe Talat Xhaferin, edhe Ali Ahmetin për përmbajtjen e atij zarfi me USB dhe çfarë dokumenti ka pasur aty. Unë do t’i ndjek me kujdes deklaratat e tyre dhe a e thonë të vërtetën. Ata i kanë pranuar dy nga tre zarfet. Unë do të pres që ata ta thonë të vërtetën”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./ Alsat.mk