Mickoski: “Pres që gjatë këtij viti të kemi zgjedhje të parakohshme”

Kryetari i VMRKLO-DPMNE-së edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se pret që gjatë këtij viti të mbahen këto zgjedhje sepse qytetarët kanë nevojë për një qeveri që do të merret me hallet dhe brengat e tyre.

“Nuk pres asgjë të re nga mandatari i ri, përveç se të vazhdoj politikat e Zaevit. Megjithatë pres që gjatë këtij viti të kemi zgjedhje të parakohshme, në të cilat zgjedhje qytetarët do të votojnë për qeverinë të cilën ata dëshirojnë”, tha Mickoski, duke shtuar se qeveria e re e formuar nga VMRO-DPMNE-ja do të punojë në të mirë të qytetarëve.