Mickoski: Prapa ngecjes së punimeve në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër qëndrojnë interesa personale

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Republika” ka folur edh epër punimet në autostradën Kërçovë-Ohër. Mickoski thotë se në ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge qëndrojnë interesa personale, ndërsa thekson se ka pritur që kryeministri Dimitar Kovaçevski të kërkojë përgjigje nga ministri i MTL-së, Bllagoj Boçvarski.

“Shikoni, këtu përsëri shoh disa interesa personale dhe tentativa të Kovaçevskit dhe Grubit për të bërë gjimnastikë politike dhe kalkulime, por nuk besoj se do t’u funksionojë kësaj radhe. Unë vlerësoj që në mungesë të menaxhimit të qartë të projektit të qartë të menaxhimit dhe shumë të pavërteta, ata e sollën situatën në të cilën jemi. E prisja që Kovacevski në të njëjtën mënyrë siç i tha Boçvarskit “çohu që të të shohë e gjithë salla”, në të njëjtën konferencë që ishte në Ohër, ku e shpalli ndërprerjen, të ngrihet dhe t’i thotë, hajde tani na trego çfarë do të bëjmë”, theksoi Mickoski.