Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk pranoi se ai së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë në një restorant në Debar Mëhallë, se nuk ishte i informuar për protokollet e reja dhe se është përgatitur të paguajë gjobë për këtë.
“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorrientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘beteja epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë (NJSSH), me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë. Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant në Debar Mëhallë, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë. Nuk mendoj se njerëzit nuk dinë të bëjnë gabime, me rëndësi është që gabimi të jetë i atillë që t’i bëjë dëm dikujt, të dëmtojë dikë, të jetë i pakorrigjueshëm”, ka shënuar Mickoski.