Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit shqip.
“Alfabeti dhe standardizimi i tij është moment kyç për zhvillimin e një gjuhe, gramatikën dhe letërsinë e saj. Në ditën e sotme është standardizuar alfabeti shqip, dhe me të fillon një periudhë e re për zhvillimin e tyre kulturor, ua uroj të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare ditën e tyre, dhe u dëshiroj edhe shumë vepra dhe arritje kulturore në këtë periudhë”, ceket në urim.
Sipas tij, vetëm përmes kulturës dhe me zhvillim të letërsisë populli jo vetëm që rritet, zhvillohet dhe piqet, por edhe lë material të shkruar, i cili është përkujtim për bashkësinë.