Mickoski për LSDM-në dhe Besën: Ju uroj fat në zgjedhje

Mickoski për LSDM-në dhe Besën: Ju uroj fat në zgjedhje

Shumë shpejtë publiku do të njoftohen në lidhje me koalicionin me të cilin VMRO-DPMNE do të dalë në zgjedhje, tha lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që sonte të protestojnë para pallatit të gjykatave. Mickoski kërkoi nga partitë politike që t`i bashkëngjiten protestës së VMRO-DPMNE-së në mënyrë që, siç tha ai bashkërisht të përfundojnë padrejtësinë në shtet.

Mickoski tha se dëshiron që LSDM-ja dhe Lëvizja Besa të bien dakord për koalicion dhe të dalin së bashku në zgjedhje. Ai shtoi se ka pasur takime me të gjithë liderët politikë, përfshirë këtu edhe Bilal Kasamin.

“Është logjike që kam biseduar me Kasamin. Kemi biseduar në atë moment se çfarë nuk bën në shtet. Shoh që tani bisedojnë me LSDM-në. I uroj që më në fund të arrijnë marrëveshje, fat dhe suksese në zgjedhje. Gjëja më e rëndësishme për ne është që të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike më 12 prill”, tha mes tjerash Mickoski./Alsat