Mickoski për Kastriot Rexhepin: Amdi Bajrami bashkëkohor!

Pasi Kastriot Rexhepi deklaroi në FB se nuk do të merr pjesë në Kuvend sot për te4 mirën e vendit ka reaguar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ku deputetin e Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepin e ka quajtur “Amdi Bajramin bashkëkohor”.

Kjo pasi Rexhepi u hamendësua në moment të fundit dhe nuk merr pjesë në seancën për votimin e mosbesimit të Qeverisë “Zaev 2”.
“Tash po vij nga orët në fakultet. Do të mësoj çfarë po ndodh.

TV21: A do të ketë zëvendësim për Kastriot Rexhepin?
Ai është bashkëkohori Amdi Bajrami, le ta ketë dheun e lehtë!”, tha Micksoki.
Kujtojmë se Amdi Bajram, deputet i komunitetit rom, teksa ishte Nikolla Gruevski në Qeveri, ishte pjesë e koalicionit të tij, në momentin kur kryeministër u zgjodh Zoran Zaev, Bajram kaloi në shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM./TV21