Mickoski për çështjen me Bullgarinë: “Është shumë më tepër se thjesht ndryshim i Kushtetutës”


Kryeministri e humbi shansin për të arritur unitet kombëtar për çështjen me Bullgarinë, tha sot në fjalimin e tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Siç shtoi ai, informacionet që disponon partia tregon se është duke u përgatitur diçka më shumë sesa, siç tha ai, thjesht ndryshim i Kushtetutës.

“Bashkimi kombëtar është një domosdoshmëri sepse informacionet që kam tregojnë se është shumë më tepër se thjesht ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë, me qëllim që në atë Kushtetutë të përfshihet edhe pakica bullgare në Maqedoni. Duke refuzuar mundësinë e bashkimit kombëtar për çështjen me Bullgarinë, Kovaçevski humbet mundësinë që unanimisht të çimentojë qëndrimet për mbrojtjen e vijave kombëtare, identitare shtetërore”, tha Mickoski.