Mickoski: Pas Bajramit dhe Pashkëve do të shqyrtojmë mundësinë për pro*testa


-Të presim të kalojnë këto festa të mëdha fetare siç janë Ramazan-Bajrami dhe Pashkët ndërsa më pas do të flasim për veprimet e opozitës, kështu u përgjigj fillimisht kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pyetjen nëse opozita në të ardhmen do të vazhdojë të mbështet protesta siç ishin ato kundër vendimeve gjyqësore për ngjarejt e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend.

Mickoski tha se me mbështetjen e këtyre pro*testave kanë kërkuar drejtësi dhe se sipas tij kjo nuk paraqet mbështetje të dhu*nës.
“Ne mbështesim lu*ftën e pakushtëzuar për drejtësi dhe lu*ftë të pakushtëzuar kundër padrejtësisë. Askush nuk thotë se mbështesim dhu*nën”, tha mes tjerash Mickoski.