Mickoski paralajmëron vjesht “të nxehtë”! “Do të kemi mjaft dosje kriminale me dëshmi të forta”

Qeveria po vazhdon me mbledhjen e dëshmive për, siç thonë, krimet dhe korrupsionet e bëra nga zyrtarët e qeverisë së kaluar. Vjeshtën që vjen do të ketë mjaft dosje me dëshmi të forta, paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski. Kur të njejtat të fillojnë të publikohen, tha se qytetarët do ta kenë të qartë pse po paralajmërohen skena destabilizimi.

Absolutisht po, po punohet. Dalëngadalë po kompletohen organet hetuese dhe pres që këtë vjeshtë do të kemi mjaftë dosje, të dokumentuara me dëshmi të forta. Qytetarët do ta kenë të qartë pse janë këto veprime konstruktive, pse ende janë aktivë politikanët keqbërës të cilët duan të krijojnë skenare monstruoze por ne jemi këtu do të luftojmë. Me patjetër duhet ta pastrojmë Maqedoninë nga krimi, nëse duam të shkojmë përpara”, u shpreh kryeminsitri i vendit Hristijan Mickoski.

Përgjegjësi penale paralajmëron edhe ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani. Në Daily Click, tha se në Qeveri thuajse në çdo seancë diskutohet për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Besoj që shumë shpejt kur gjërat fillojnë të dalin në opinion, më konkrete, pastaj do ta kemi më të qartë gjithë këtë zallamahi të BDI-së me legjitimitetin e me platformën për ndarje të shtetit e kështu me radhë”, deklaroi Orhan Murtezani – ministër për Eurointegrime – VLEN.