VMRO-DPMNE-ja në shtator mund të fillon me grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për referendum mbi përbërjen e kornizës negociuese me BE-në dhe përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski pritet që një ide të tillë ta shpalos para organeve partiake. Sipas Mickoski nëse populli i thotë jo ndryshimeve kushtetuese në referendum, do të kërkohet kornizë tjetër negociuese.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Akoma vazhdon analiza sepse bëhet fjalë për çështje serioze. Jemi njerëz serioz dhe duam që kur të dalim para qytetarëve duhet të dalim me fakte dhe dëshmi, të bazuara në fakte dhe me bazë juridike që të mos kemi interpretime se si do të kuptohet. Periudhën që vazhdon do ta shfrytëzoj për t’u konsultuar me ekspertë nga e drejta kushtetuese”. Duke folur për protokollin e nënshkruar dje në Sofje, Mickoski tha ky protokoll hap dyert për negociata për Shqipërinë por jo edhe për Maqedoninë.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Ai protokoll hapi derën e negociatave për Shqipërinë, por e mbylli për Maqedoninë. Siç tha Gençovska, Konferenca e ndërqeveritare nuk do të mbahet tani, por me ndryshim të Kushtetutës. Dhe kjo nuk do të ndodhë, garancë është VMRO-DPMNE, sepse nuk ka 2/3 e pushtetit në Parlament. Gençovska dha një shembull se nuk e njeh gjuhën maqedonase, a do të përgjigjemi ne se nuk e njohim gjuhën bullgare? Gençovska kërkon që bullgarët të jenë në Kushtetutë dhe kërkon që ne të heqim dorë nga maqedonasit në Bullgari. A është reciprocitet?”
Kreu i VMRO-DPMNE-së, tha se në thelb bëhet fjalë për një nokaut diplomatik. Sipas tij ka një të ardhme evropiane për Shqipërinë dhe jo për Maqedoninë.