Mickoski paralajmëron kthimin e tabelave që dëshiron t’i ndryshojë Zaev

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se kthimi i tabelave që dëshiron t’i ndryshojë Zaev, do të jetë një nga gabimet historike që do t’i përmirësojë VMRO-ja.

Reagimi i Mickoskit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zaev i cili tha se është i gatshëm që tabelat në të cilat shkruhet ‘okupatori fashist bullgar’ të ndryshohet dhe të shkruhet ‘okupatori fashist’.

“Unë jam i gatshëm, menjëherë pasi ta fitojmë me popullin, që t’i përmirësojmë ato gabime historike dhe kundërligjore. Kthimin e tabelave që pasqyrojnë të vërtetën historike, ndësa Zaev do t’i ndryshojë, do të jetë një nga gabimet që do t’i përmirësojmë”, shkroi Mickoski./