Mickoski paralajmëron hapjen e fabrikës gjermano belge në vlerë të 20 milionë eurove në Shkup, do të punësohen 110 qytetarë


Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjetit social Facebook ka paralajmëruar se kompania gjermane EPSOTEH në partneritet me kompaninë AIM, do të ndërtojnë fabrikë për prodhimin e pjesëve për industrinë e automjeteve, hekurudhave dhe industrinë shëndetësore. Fabrika do të ndërtohet në Petrovec të Shkupit, ndërsa pritet të punësohen 110 qytetarë.

“Aktivitetet ndërtimore do të nisin në fund të gushtit dhe për një vit është planifikuar punësimi i më shumë se 110 bashkëqytetarëve tanë. Është domethënëse që pjesë e investimit është edhe Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, e cila i jep vlerë të madhe të shtuar dhe do të nënkuptojë punësimin e punonjësve shumë profesionistë”, shtoi Mickoski.