Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Berovës, tha se partia e tij po përgatit program dhe se partia e tij mban fjalët e dhëna.
“OBRM-PDUKM po përgatit program e cila do të prezantohet para qytetarëve së shpejti. OBRM-PDUKM në programin e saj parashikon zgjidhjes serioze për problemet reale të qytetarëve.
OBRM-PDUKM programin e saj nuk e bazon në tregime të zhveshura premtime populiste çka premtohen dhe jepen para fushatave zgjedhore ndërsa pastaj ikin nga realizimi i tyre sikur “djalli i temjanit”.
OBRM-PDUKM është parti politike që mban fjalën dhe atë që OBRM-PDUKM do ta ketë në programin e saj dhe do ta realizojë. Ndryshimet janë të nevojshme në vendin tonë, ndërsa Maqedonia do të fitojë”, tha Mickoski.