Kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në një takim liderësh të thirrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Por u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në një takim të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev i cili njëherit është edhe kryetar i LSDM-së. Ndërkohë i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i VMRO-DPMNE-së në takimin e liderëve Mickoski me përgjigje se fillimisht duhet të presim që të ndodhë ai takim liderësh.
“Pasi të ndodhë takimi i liderëve, supozoj se do të ketë rend dite në atë takim liderësh dhe në bazë të atij rendi të ditës do të dalim me pozicion tonin që ta plotësojmë atë rend dite, ta shohim në rast se ai rend dite i plotëson kërkesat, në rast se jo, do të propozojmë plotësim të atij rendi të ditës dhe në rast se edhe ai propozim nuk pranohet atëherë nuk do të jemi pjesë e atij takimi, nuk dëshirojmë të jemi palaço”, tha Mickoski.
Ndërsa sa i përket kontributit të opozitës në negociatat me Bullgarinë, u shpreh se është e pamundshme që opozita të mund ti përmirësoj të gjitha gabimet që i bën kryeministri, Zoran Zaev. “Ju nuk mund të kontribuoni në rast se shihni se si kryeministri jep intervistë në një medium të fqinjit tonë, sepse shihet qartë se krejt ajo që është ndërtuar ndër vite, në një intervistë 30 minutshe rrënohet gjithçka”, tha Micksoski.
Sa i përket 100 ditshit të Qeverisë së Zaevit ai tha se në ditën e 107-të shënojnë 100 ditët e Qeverisë, respektivisht siç vonohen në gjithçka, ashtu u vonuan edhe me atë që unë do ta quaja promovim laraman, kështu e komentoi konferencën e përbashkët të Qeverisë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski.
“Këto janë 100 ditët më të dobëta të cilësdo Qeveri deri më tani, nga e cila mund të mbahen mend vetëm humbje. Për 100 ditë kemi marrë veto në rrugën drejt BE-së, u futëm në recesion ekonomik, ra një bankë-një TAT i dytë, aferë prej rreth 200 milion eurove, u rrit çmimi i energjisë elektrike, për fat të keq 1400 qytetarë kanë humbur jetën nga pandemia gjatë këtyre 100 ditëve, për shkak të paaftësisë akute në shëndetësi”, tha mes tjerash Mickosi.