Mickoski: Nuk kam asnjë simptomë të Covid -19

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski tashmë gjashtë ditë është në vetizolim si pasojë e kontaktit që ka pasur me një gazetarë të infektuar me koronavirus. Mickoski thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është i bindur se edhe testi i dy i Covid-19 do të rezultojë negativ.

“Nesër përfundon dita e shtatë. Shtatë ditë kishin kaluar që nga kontakti i fundit me personin e infektuar nga Covid-19. Që atëherë jam shtatë ditë në vetizolim. Sot është dita e gjashtë. Ditën e shtatë duhet të më vizitojë një ekip mjekësh dhe ta bëjmë testin e fundit pasi testi i parë ishte negativ. Unë jam i sigurt sepse nuk kam asnjë simptomë për të dyshuar se mund të jem pozitiv në Covid -19. Do të jetë negativ”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit në mënyrë që të mbrojmë veten dhe personat rreth nesh.

“Të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë mbrohemi mes vete dhe i mbrojmë ato rreth nesh. Kjo nuk është çështje naive. Nga ajo që më thonë një pjesë e madhe e personelit mjekësor me të cilët komunikoj, kjo mund të eskalojë dhe të shkaktojë probleme serioze tek qytetarët por edhe te sferat që lidhen me të si ekonomi, , bujqësi, etj”-pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.