Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjetit social “Facebook” shkroi se premtimi që kryeministri Zoran Zaev e ka dhënë në shtator të vitit të kaluar për investimin e kompanive multi-milionëshe është gënjeshtër e Zaevit.
“Para më shumë se një viti, më saktë më 12 shtator të vitit 2017, kryeministri Zaev deklaroi se në Maqedoni hynë dy kompani investuese multinacionale dhe gjigante Google dhe Facebook. Shpresë te qytetarët, gëzim për kuadrot IT sepse mund të kenë mundësi të punojnë në gjigant të këtillë”, shkroi Mickoski duke shtuar se pas një vit e dy muajsh nuk ka gjë prej kësaj.
Sipas tij, edhe pse pse Zaevi premtoi, nuk ka as Google, as Facebook dhe se e gjithë kjo është gënjeshtër e turpshme dhe fakt për paaftësinë e Qeverisë.
Në fund thekson se në Maqedoni kanë ardhur kohëra të errët, ndërsa këtë e paguajnë qytetarët e Maqedonisë.