Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë

Është e qartë për të gjithë se VMRO-DPMNE është afër shumicës në parlament në këto zgjedhje, thotë lideri Hristijan Mickoski pa dhënë një përgjigje konkrete në pyetjen e një gazetari, çfarë do të ishte dështim për partinë në zgjedhjet e dyfishta të 8 majit

Sipas Mickoskit, ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit ishte një sukses, dhe ai beson se të mërkurën do të kenë një fitore të dyfishtë bindëse dhe pret që qytetarët të dalin masivisht.

Nuk do të habitesha nëse do të kishim 61 deputetë. Për mua dështimi nuk është dështim. Për mua suksesi është mbi të gjitha ajo që ndodhi në raundin e parë”, tha Mickoski sot në një deklaratë për media pas përfundimit të liturgjisë në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Mickoski, sot edhe një herë konfirmoi se është i sigurt se kandidatja e tyre presidenciale Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e vendit dhe koalicioni “Maqedonia juaj” do të ketë shumicën në Kuvend.

Mickoski dje në një dalje televizive tha se nuk dëshiron të flasë për numra, por pret fitore dhe theksoi se presidenti i ardhshëm do të kishte më shumë se 500 mijë vota, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj” do të kishin 55. deputetë.