Mickoski: “Nëse Arsovska nuk kërkon falje, drejtorët do të paraqesin kallëzim penal për shpifje”

Njerëzit që më njohin e dinë se nuk jam person që kryen presion apo që kërcënon. Falë VMRO-DPMNE-së dhe shkupjanëve, ne arritëm t’i fitojmë zgjedhjet e mëparshme lokale dhe qëndruam për konceptin e Shkupit modern të kandidates së pavarur Danella Arsovska. Unë vetëm dua t’i uroj shumë sukses në punën e saj dhe që projektet që janë pjesë e konceptit për Shkupin modern të realizohen sepse viti i kaluar ka shkuar, por, për fat të keq, nuk kemi parë asgjë nga ato premtime dhe ia kemi bërë të qartë se jemi të zhgënjyer, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Siç tha Miccsoki, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në komunën e Shtipit së bashku me kryetarin Ivan Jordanov, nëse Arsovska nuk kërkon falje, drejtorët do të paraqesin kallëzim penal për shpifje.

“Me sa di unë ata kanë thirrur Komisionin anti-korrupsionit, Prokurorinë dhe organet hetimore për të audituar punën dhe për të dalë me qëndrim në opinionin publik. Nëse Danella Arsovska nuk kërkon falje, me sa kuptoj nga statuset dhe kumtesat e tyre, do të bëjnë kallëzim penal për shpifje dhe njëllosje të imazhit. Por kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që gjithçka që ishte pjesë e konceptit për Shkupin modern të realizohet dhe administrata e qytetit do të ketë mbështetje për këtë. Do ta kujtojmë atë që është harruar, dhe atë që është në kundërshtim me konceptin për Shkupin modern, do ta kritikojmë ashpër dhe do ta luftojmë me të gjitha forcat dhe mjetet që i kemi”, theksoi Mickoski.

Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, deklaroi ai, mbetet Trajko Sllaveski ndërsa shumica në Këshillin e Qytetit është stabile.