Mickoski: “Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listat e VMRO-së mund të ketë edhe kandidatë shqiptarë”


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listë të kandidatëve për deputetë nga partia e tij të ketë edhe shqiptarë.
“Në listë, pse jo ne kemi anëtarë prej të gjithë nacionaliteteve, kemi dhjetëra shqiptarë turq, rom..”, tha Mickoski.