Mickoski në takim me Varhejin: Unë nuk jam këtu për të krijuar pengesa

Perspektivat evropiane dhe zhvillimet aktuale në vend ishin tema e takimit të sotëm në Bruksel midis kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nënkryetarit të partisë Aleksandar Nikolloski dhe sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski me komisionerin për zgjerim të Bashkimi Evropian, Oliver Varheji.

“Vendi që në vitin 2009 i plotësoi të gjitha kriteret për fillimin e negociatave, por mosmarrëveshja me Bullgarinë, për të cilën Zaev na bindi se i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura, është një pengesë e pakapërcyeshme. Ajo që për më tepër është shqetësuese është mungesa e një plani qeveritar për të dalë nga kriza jo vetëm ekonomike por edhe politike e imponuar nga ngecja e integrimit,” tha Mickoski në takim.