Mickoski me porosi: Maqedonia do të jetë shtet ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar!

“Si komb kemi dy synime të mëdha. Së pari, ne duhet ta mundim zhgënjimin që është shtresuar nga të gjitha disfatat dhe dështimet e mëparshme tek secuili person. Qëllimi i dytë është edhe më i madh dhe është shkatërrimi i krimit dhe korrupsionit të metastazuar në të gjitha pjesët e shoqërisë”, porositi Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoskisot në Akademinë Solemne me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Kryeministri Mickoski tha se sot një numër i madh i njerëzve me të drejtë janë të zhgënjyer nga shumë gjëra, por siç tha ai ka shpresë për ndryshime dhe do të luftojë deri në atomin e fundit për të treguar se janë ndryshe nga gjithçka deri më tani dhe se po i ndryshon punët.

Sot, një numër i madh njerëzish janë me të drejtë të zhgënjyer nga shumë gjëra. Një zhgënjim i tillë është rezultat i një rrënimi të vazhdueshëm të sistemit dhe nëpërkëmbjes së parimeve bazë dhe lëshimeve që janë bërë në dekadat e mëparshme. Janë marrë shumë vendime të cilat qytetarët i kanë ndjerë si humbje personale. Shpesh herë gëlltisnin çfarëdo që t’ju përgatitej dhe më pas si mish i huaj u përhapën në zemrën e organizmit tonë.E gjithë kjo përvojë tani na sjell zhgënjim dhe një dilemë të vazhdueshme mes shumë njerëzve nëse do të kemi sukses. I njëjti zhgënjim ka bërë që shumë njerëz të largohen dhe shumë të distancohen nga politika. Por ju siguroj se ka shpresë dhe do të luftoj deri në atomin e fundit për të thënë se jemi ndryshe nga dikur dhe se po i ndryshojmë gjërat”, theksoi ai.

Kryetari i Qeverisë Mickoski theksoi se si Qeveri i kanë zgjidhur problemet me pasaportat, patentë shoferët dhe tekstet shkollore, gjë që ka qenë problem viteve të fundit.

“Në vetëm dy muaj zgjidhëm probleme që ekzistonin prej vitesh më parë si ato me pasaportat dhe tekstet e reja për të gjithë nxënësit. Dhe ne treguam se ata që mendonin se ishin në pushtet të përjetshëm duhet të shkojnë në opozitë. Është sukses i përbashkët ashtu sikurse arritje e përbashkët janë 4 investime të reja në vetëm dy muaj, rritja e pensioneve, subvencionet e paguara, 250 milionë euro për projekte kapitale të infrastrukturës për komunat dhe një sërë projektesh të tjera”, shtoi Mickoski.

Mickoski është decid dhe beson se korrupsioni e ha shtetin nga brenda dhe i shkatërron themelet e besimit në institucionet dhe tha se si kryeministër e merr përsipër që pa kompromis ta udhëheq këtë luftë kundër kriminalitetit me këmbëngulje dhe vendosmëri.

Problemi i dytë i madh është kriminaliteti dhe korrupsioni. Kjo e keqe po e ha nga brenda shtetin dhe po shkatërron themelet e besimit mes institucioneve dhe qytetarëve. Korrupsioni është si një helm që dobëson shoqërinë tonë, duke shkaktuar humbje të paktyeshme të shpresës për një të nesërme më të mirë.

Si Kryeministër, publikisht theksoj edhe një herë se marr përsipër detyrimin personal për ta udhëhequr pa kompromis këtë luftë me këmbëngulje dhe vendosmëri”, thotë Kryeministri Micskosi.

Sipas tij secili prej nesh duhet të jetë pjesë e kësaj beteje, sepse siç theksoi korrupsioni nuk është vetëm problem i Qeverisë, por problem i gjithë shoqërisë.

“Secili prej nesh duhet të jetë pjesë e kësaj beteje, sepse korrupsioni nuk është vetëm problem i Qeverisë, por problem i gjithë shoqërisë dhe unë do të thoja problem sigurie.

Për një kohë të gjatë, qytetarët kanë qenë viktima të politikanëve që shpërdoruan pushtetin e tyre, duke shitur dinjitetin e qytetarëve për interesat e tyre personale.

Kjo duhet të ndalet më në fund!

Vizioni im është i qartë, një vend ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar”, porositi Kryetari i Qeverisë, Mickoski.