Mickoski: Mbledhja e Kuvendi, propozim jo-kushtetues

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të liderëve theksoi se të gjithë liderët politikë janë dakorduar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit duhet të anulohen. Mickoski theksoi se është vendosur që ekip prej ekspertëve juridikë të vendosë për mënyrën ligjore të anulimit të zgjedhjeve. Ai theksoi se në takim është diskutuar edhe për atë nëse do të duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo gjendje krize si pasojë e pandemisë së virusit korona.

“Njëzëri me konsensus venndosëm të gjithë vendosëm se anulimi i zgjedhjeve të 12 prillit është i mundur dhe zgjedhjet duhet të anulohen. Kishte dilema dhe u diskutua për bazën ligjore se si e gjithë kjo të realizohet. Kishte propozime jokushtetuese për mbledhje të Kuvendit. Qëndrimi jonë është që do të formohet një ekip i ekspertëve në lidhje me këtë çështje. Dilema tjetër është me atë se a duhet të shpallim gjendje krize në të gjithë territorin ose të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”-tha mes tjerash Mickoski.