Mickoski: Ligji për Prokurorinë publike nuk është kusht për në BE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron se prej nesh dhe kapaciteteve tona me të cilat do të hyjmë në proces eventual të negociatave për anëtarësim në BE, do të varet nëse me metodologjinë e re do të jetë më lehtë ose më vështirë të hyjmë në Union.

“Prej neve do të varet nëse atë që do ta negociojmë me hapjen e kapitujve, do t’u përmbahemi ose jo. Unë jam i bindur se institucionet tona kanë kapacitet ta çojnë atë proces deri në fund. Mendoj se si shtet dhe shoqëri duhet të fokusohemi kur të fillojë ai proces i negociatave atë që do ta marrim si obligim ta implementojmë, që të mos na ndodhë procesi i reverzbilitetit”, ka thënë Mickoski në emisionin Top Tema në TV Telma. Ai mes tjerash ka folur edhe për sjelljen e Ligjit të Prokurorisë publike dhe nëse është e mundur marrëveshje me pushtetin. Në përgjithësi, shton Mickoski ai ligj nuk është kusht që të fillojë procesi i përafrimit drejt BE-së. Lidhur me atë se çka do të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ajo është realitet, por se nuk duhet t’u ndalohet qytetarëve të ëndërrojnë për përmirësimin e padrejtësisë që mendon se u është bërë.