Mickoski komenton hyrjen eventuale të ASH-së në Qeveri

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se nëse Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, atëherë është një ndryshim i plotë politik nga tezat që partia i ka mbrojtur në periudhën e kaluar.

“Nëse më kërkoni mendimin tim për hyrjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri, do të thotë një devijim i plotë politik nga të gjitha ato teza që janë thënë vitet e kaluara. Ndryshe është thelbi, nëse thua se kjo qeveri po punon gabim, nëse thua se kjo qeveri ka fajin që shumë shqiptarë u larguan nga vendi, nëse thua se kjo qeveri është kriminale dhe e korruptuar dhe nuk ekziston. dhe pastaj hyn në atë qeveri, pastaj që legjitimon ato politika, pranon me vete se ke gënjyer, dmth nuk ke thënë të vërtetën dhe e vetmja gjë që të intereson është të rrëmbesh një lloj zyre dhe karrige.” ka thënë Mickoski.