Mickoski: “Koalicioni i ri është akti i fundit i përpjekjes për të shkatërruar Maqedoninë e drejtuar nga Zaev”


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur nga mediat nga vizita në Shtip, ka komentuar koalicionin e ri që përfshin Alternativën dhe shpërndarjen e pozitave drejtoresh dhe ministrore.

Mickoski tha se kjo i ngjan aktit të fundit të tentativës për shkatërrimin e Maqedonisë, të drejtuar nga Zoran Zaev dhe LSDM.Kjo që po ndodh ditëve të fundit është një injorancë dhe sherr politik i Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe tentativë për ta zgjatur jetën e tyre politike edhe për disa javë. Është turp kjo që po ndodh, është turp që politika është reduktuar në tregti si treg i gjelbër dhe në vend që të flitet për strategji, vizion, për vlera, për projekte zhvillimore, sot debati zbret se kush – si. sa ka marrë poste ministrore, sa pozita drejtorësh, sa anëtarë në bordin e drejtorëve, sa në bordin mbikëqyrës dhe në fund të fundit e gjithë kjo që paguan qytetari i varfër në Maqedoni – tha Mickoski.

Mickoski vazhdoi dhe tha se ky është thelbi i qasjes së Zoran Zaevit, i cili është krejtësisht i gabuar dhe edhe një herë konstatoi se ky është faktikisht akti i fundit i përpjekjes për ta shkatërruar Maqedoninë, për të varfëruar popullin dhe gjithë atë që drejtohet nga Zoran Zaev dhe LSDM.