Mickoski: Kjo qeveri na ka kthyer mbrapa me dekada

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin me rastin e festës së Ilindenit në Tashmarunishtë tha se nuk duhet harruar mundi i atyre që dhanë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe se ata janë shembull që nuk duhet dorëzuar kurrë për një synim që ke.

‘’ I përjetshëm qoftë kujtimi i komitëve, partizanëve, atyre burrave dhe grave të forta që luftuan për lirinë tonë. Epika është lufta jonë qindravjeçare për liri ku pati dështime dhe fitore, një dramë e rrallë e përgjakshme, plot vuajtje, hidhërim, dridhje dhe erë baruti që shoqëroi njëlloj mallin tonë për liri dhe besimin në ideale’’ – deklaroi Hristijan Mickoski.

Mickovski poashtu tha se VMRO dhe LSDM nuk kanë përplasje idealesh mirëpo kjo qeveri duhet të jep llogari për gjitha vendimet që po tentojnë ta zhdukin identitetin dhe gjuhën maqedonase.

‘’Këtu nuk kemi ndonjë përplasjesh të idealeve, por ekziston një llogari e elitës qeveritare e cila nëpërmjet tregëtisë me më të shtrejtën tone po e mban pushtetin. Pushteti për mua është përgjegjësi e madhe të udhëhiqet kurse pushteti për këtë elite është të na e vjedhin Maqedoninë tone, dhe për atë këto 5 vite kjo qeveri është një katastrofë atomike e cila Maqedoninë jo vetë ekonomikisht por edhe në aspektin politik e ka kthyer mbrapa me dekada, duke i bërë dëm vendin në pozicionet strategjike që do të duhen dekada tjera për ta kthyer aty ku duhet’’ – deklaroi mes tjerash Mickoski.

Në fund kreu i VMRO-DPMNE-së tha se Ilindeni na mëson se nuk ka dorëzim dhe se lufta është e vazhdueshme, dhe dashuria për vendin është forca më e madhe. Prandaj Maqedonia do të fitojë dhe ne do të ecim përpara. Flaka është ndezur, ndryshimi do të ndodhë.