Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes, shkak numri i lartë i vik*timave nga Kovid-19

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për shkak siç thuhet në komunikatë numrit të lartë të vik*timave të shkaktuara nga Kovid-19.

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lu*fta e dytë botërore lëreni politikën Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat qasuni zgjidhjes së problemit” thuhet në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Sot në shtet gjatë ditës vdesin më shumë njerëz krahasuar me Luftën e dytë botërore. Për katër vite, sa ka zgjatur këtu okupimi në lu*ftë kanë humbur jetën 17 njerëz në ditë. Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 njerëz në ditë. A keni ndërgjegje, a e dini se çfarë po i bëni vendit. Jepni dorëheqje dhe mos bëni asgjë, me siguri se kështu më shumë njerëz do të shpëtojnë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.