Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan mockoski po vazhdon me kërkesat e tij për anulim të regjistrimit. Ai në rrjetin social fejsbuk ka thënë se shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe i Simovskit.
“Qeveria më kr*iminele në Ballkan dhe njëkohësisht edhe më e paafta që të siguroj imunizim të popullatës na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit, thonë se janë siguruar protokollet më të sigurta. Në ndërkohë Serbia fqinje që është rekorder në imunizimin e popullatës në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova e anulojnë procesin e regjistrimit për shkak të brengës nga përhapja enorme e pandemisë”, shkruan Mickovski në Facebook, duke thënë se do të ketë përgjegjësi.