Mickoski ka një porosi për partitë shqiptare

VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës para Prokurorisë Publike me qëllim dhënien fund të pengesës së quajtur Zaev. Ai në thirrjen e tij ka aluduar tek partitë shqiptare.

“Bëj thirrje për protestë qytetare nesër në orën 18 para Prokurorisë deri tek Gjykata Supreme. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve nga të gjitha nacionalitetet që të na bashkohen. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve që e kanë kuptuar se pengesa e vendit është Zoran Zaev. Përmes kësaj proteste do të porosisim se do të ketë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor i tyre është Zoran Zaev”, theksoi Mickoski. Ditë më parë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski publikoi audio përgjim në të cilin pretendon se dëgjohet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke biseduar për vendimet që sipas Milloshoskit, Zaev i ka marr në emër të Gjykatës Supreme.