Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hritsijan Mickoski ka deklaruar se janë në fazën finale të bisedimeve me partitë shqiptare të opozitës (Aleanca për Shqiptarët-Alternativa) për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale. Ai për “Sitel” ka thënë se kjo do të ndodh për shkak se problemet e të gjithë qytetarëve janë të njëjta dhe së bashku duhet fituar krimi, paaftësia dhe nënçmimet që ua bën kjo qeveri qytetarëve.
“Po ndërtojmë ura dhe koalicione me të gjitha partitë politike dhe mund të konfirmojë se jemi në fazën përfundimtare të bisedimeve me partitë opozitare shqiptare që në këto zgjedhje që në rrethin e parë në komuna të caktuara të garojmë së bashku. Një koalicion i cili do ta fitojë paaftësinë, turpin, nënçmimin, krimin, grabitjen e qytetarëve, ngase lotët e nënës maqedonase dhe nënës shqiptare, turke, rome, vllahe, kanë dhimbje të njejtë kur ndahen me fëmijën e tyre për shkak se nuk kanë pasur mundësi në këtë shtet dhe vendosin ta braktisin Maqedoninë”, ka thënë Mickoski