Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se dëshiron që të përfundojnë ndërtimet e objekteve në kuadër të projektit “Shkupi 2024”, përcjell TV21. I pari i ekzekutivit tha se ende nuk kanë ndarë buxhet për këtë çështje për shkak se po bëhen analiza në lidhje me statusin e juridik të ndërtesave në fjalë.
Jam adhurues i stilit modern dhe do të doja që të gjitha ato ndërtesa dhe objekte që i përmendët ju, sa më shpejtë të përfundojnë, vetëm që mos ta shëmtojnë fytyrën e kryeqytetit sepse janë harruar”, theksoi Mickoski duke shtuar se janë të hapur për bisedime edhe me investitorët privatë që janë të përfshirë në këtë projekt./tv21.tv