Mickoski: Ja mënyra si të lirohet energjia elektrike dhe jo të shtrenjtohet për 7.4%

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për media ka dërguar kritika deri te Qeveria e udhëhequr nga LSDM për politikat ekonomike dhe energjetike.
I pyetur për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 7.4 për qind, Mickoski tha se nëpërmjet uljes së marzhës së furnizuesit universal, do të lirohet energjia elektrike, dhe jo të rritet.

“Çmimi i energjisë elektrike formohet në atë mënyrë, që ndërmarrjet energjetike paguajnë për shërbimin e tyre. Këtu, para se gjithash mendoj në të shtetit, MEPSO, ESM apo ish ELEM-i për çmimin e energjisë elektrike që e shet te furnizuesi universal. Këtu është edhe elektrodistribuimi, e cila është ndërmarrje private, e cila është në pronësi të EVN Maqedoni dhe këtu është edhe marzha që e paguan furnizuesi universal. Marzha të cilën e paguan furnizuesi universal, paramendoni e ka fituar ish ELEM-it me marzha të ulët dhe ajo arrinte vlerën prej 11.5 për qind. Do të thotë, shuma e plotë të të cilën e paguajnë qytetarët për taksat e ndërmarrjeve shtetërore është rritur për 11.5 për qind dhe kjo në fund të vitit 2019 bëri që EVN Maqedoni të ketë përfitim prej 35 milionë euro. Ja mënyra se si të ulet çmimi i energjisë elektrike, gjegjësisht të mos shtrenjtohet”, tha Mickoski.