Mickoski: Investimi i parë në Maqedoni do të jetë ndërtimi i një Parku të Energjisë me Erë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Forumin Maqedonas të Energjetikës sot, njoftoi për investimin e parë që qeveria e ardhshme e udhëhequr prej tij do të realizojë.

“Presim investimet e para të drejtpërdrejta të huaja në vend me qeverinë e re dhe kjo do të shpallet me fokus në sektorin e energjetikës, me theks në instalimin e një parku të re të erës që do të jetë në pjesën lindore të vendit midis Karbincit, Shtipit dhe Radovishit, tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh. Sipas të dhënave që kam për momentin, pritet që kjo të prodhojë rreth një teravat orë energji elektrike, që është një milion megavat orë, afërsisht 20% e të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend. Kjo do të jetë investimi i parë i drejtpërdrejtë i huaj që do të shpallë qeveria e re në Maqedoni,” theksoi Mickoski.