Mickoski i ‘ashpër’ me kryetarët e rinj të komunave, ka dy fjalë për ta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë me dije kryetarëve të sapo zgjedhur të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së se nuk do i lejojë të qëndrojnë këmbë mbi këmbë por se duhet të përvjelin mëngët dhe të punojnë në interes të qytetarëve. Ai u bëri me dije që të harrojnë privilegjet që sjellë funksioni dhe duhet të dalin në teren për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve.

“Harrojini privilegjet që i sjellë funksioni, përvjelni mëngët dhe nga nesër në punë! Kolltuqet tuaja zëvendësoni me dalje në teren, punë me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve. Harroni tenderët e fshehta dhe marrëveshjet në katër sy. Asnjëherë mos harroni prej ku vijmë!”, porositi kështu Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se nga ai mund të presin miqësi por edhe kritika.
“Unë do të jem miku juaj më i mirë, por edhe kritikuesi më i madh. Ky popull meriton dhe duhet të shohë rezultat dhe dallim. Ata njerëz duhet ta dinë se qëndroj pas çdo fjale timen. Kemi shumë punë dhe duhet të sjellim rezultate. Nuk duhet t’i tradhtojmë. Ky është një besim i madh dhe duhet ta respektojmë”, tha Mickoski.