Mickoski: E papëlqyeshme është në kësi kushte të flitet për zgjedhje

Pushteti të ndalojë të licitojë datë për zgjedhje pasi prioritet numër një është shëndeti i qytetarëve dhe mbrojtja e standardit dhe jo diçka tjetër. Patjetër të sillen vendime që nuk do të jenë nën presion të interesave të ngushta, por si pasojë e arsyes dhe mençurisë, ka thënë sot në konferencë për shtyp, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

I pyetur për zgjedhjet, Mickoski ka thënë se është e papëlqyeshme të flitet për datë të zgjedhjeve në kushte kur vendi ka numër rekord të të infektuarve, fillim të valës së dytë të koronavirusit dhe në baza ditore ka disa të vdekur.

Konsideron se ka njerëz joserioz në Qeveri që siç tha, “të ballafaqohen me gjithë këtë që ka përfshirë vendin në muajt e kaluar”.

“VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje kurdo që të ndodhin ato. Matematikat, diktati dhe plotësimi i dëshirave të Zaevit përmes Spasovskit janë jashtë fokusit të vëmendjes së VMRO-DPMNE-së dhe në këtë moment ndjehem jo këndshëm të flas për çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve kur ende numërojmë të vdekur dhe të infektuar të rinj në baza ditore”, ka thënë Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha se pret që pasi të sillet vendim për gjendje të jashtëzakonshme të ketë brifingje ku do të thuhet se zgjedhjet do të jenë më 5 korrik.

“Ajo nënkupton se janë bërë këto 14 ditë që ata të thirren në ato 22 ditë ku thonë se mjaftojnë sipas KSHZ-së dhe të thonë se ja më 5 korrik do të kemi zgjedhje”, ka thënë Mickoski. Në vend se të flasim për masat, tani siç tha, “do të merremi me atë se VMRO-DPMNE ka ikur nga zgjedhjet, ndërsa LSDM ka qenë ajo e cila do të shkojë në zgjedhje më 5 korrik”.

Mickoski ka thënë se nëse ka takim të ri liderësh do të merr pjesë me qëllim të diskutojë për të ardhmen e shtetit dhe shëndetin e qytetarëve.