Ky rezultat i 24 prillit është gjithashtu një përgjegjësi. Ne duhet të zbatojmë gjithçka që themi. Populli pret dhe jam i bindur se në këto më shumë se 10 ditë populli do të bashkohet, populli është i bashkuar dhe dëshiron ndryshime dhe rezultate të shpejta, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sotëm në Rosoman.
Mickoski tha se tani duhet mobilizim maksimal sepse, siç tha, “nuk do të jetë e thjeshtë, duhet të marrim shumicën në parlament, të kemi presidentin tonë dhe bashkë me kryetarët e komunave të bëjmë transformimin e Maqedonisë”. ka thënë Mickoski.
“Ka qendra fuqie që nuk duan të shohin një Maqedoni të suksesshme, ne kemi të tilla dhe kanë qenë faktor kyç deri më tani kanë qenë edhe në Qeveri, dhe këtu e kam fjalën për BDI-në dhe Ali Ahmetin, ai dëshiron të shohë një Maqedoni të varfër e kështu me radhë. Ata nuk duan ta shohin Maqedoninë të ketë sukses”, tha Mickoski.