Mickoski dorëzoi pr/ligjin, këto pritet të jenë ministritë e reja dhe ndryshimet në të vjetrat

Deputetë, njëherë edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se në arkivin e Kuvendi ka dorëzuar propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për Organizim dhe Punën e Administratës Shtetërore, shkruan TV21. Mickoski tha se prëligji është dorëzuar në procedurë të shkurtuar, ndërkaq tregoi se cilat janë ministritë që do të reformoheshin dhe ministritë e reja, që parashihen sipas pr/ligjit.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, praktikisht do të jetë ministri që so t’i përfshijë një pjesë të kompetencave të Ministrisë së vjetër për Ekonomi, ndërsa kësaj Ministrie do t’i shtohet segmenti punë, që punëdhënësit dhe punëtorët të jenë në një vend dhe bashkërisht t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe dialogun. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të jetë tani Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Agjencia për Rini dhe Sport, nuk do të ekzistojë dhe do të kemi Ministri të posaçme për Sport, gjithashtu kompetencat që i kishte Ministria e Ekonomisë në pjesën e Minierave dhe Energjetikës, do të jenë pjesë e Ministrisë së re për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale dhe gjithashtu pjesa e turizmit në Ekonomi do të bashkohen në ministrinë e re, Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm. Do të kemi ministri të re që do të ketë për detyrë të zbatojë projekt të rëndësishëm që do ta rrisë transparencën dhe sundimin e së drejtës, do ta ulë dyshimin për korrupsion në administratë, kjo është Ministria për Digjitalizim, që në thelb do t’i trashëgojë detyrimet që kishte Ministria për Informatikë dhe Administratë. Do të kemi gjithashtu ministri të re, Ministri e Administratës”, deklaroi Mickoski./tv21.tv