Mickoski: Doni të thoni se nuk e dini ku gjendet Gruevski, para kujt po bëni teatër

Kryetari i VMRO-DPMNe-së, Hristijan Mickoski sonte përmes profili të tij në rrjetin sociale facebook, ka reaguar pas urdhër arrestit ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bastisjeve në makinat e anëtarëve të VMRO-së nga policia me qëlllim gjetjen e Gruevskit. Lideri opozitar, Mickoski e akuzoi qeverinë për përndjekje politike ndaj VMRO-DPMNE-së.

Zotërinj nga qeveria kënd po e mashtroni dhe ndaj kujt po bëni teatër të dobët, tani kur në drejtësi të pastër drejtoni gishtin drejt VMRO-së me akuza se është duke fshehur dikë, me gënjeshtra dhe pa argumente? Ky nuk është sulm vetëm ndaj VMRO-DPMNE-së, ky është një sulm ndaj lirisë, fuqisë kryesore opozitare, mendimi kritik, siç nuk njeh Evropa moderne dhe Bota më gjerë. Mos ndoshta personin që me vite e keni përndjekur politikisht, ndaj të cilit po gjuani me drunj dhe me gurë dhe të cilin po e trajtoni si armik të shtetit, doni të thoni se nuk e dini ku gjendet? Si, kur deri dje, sikur se edhe atë, të gjithë neve na keni përcjell, na keni kërcënuar. Ndaloni dhunuesit tuaj partiak të LSDM-së në polici, sepse turpi i tyre është edhe turpi juaj”- ka shkruar mes tjerash lideri i VMRO-së, Hristian Mickoski.