Mickoski: Do të kërkojmë mocion mosbesimi! Ahmeti: Është detyrë e opozitës, le të urdhërojnë

Opozita paralajmëron se pas skadimit të 100 ditëve, në Kuvend do të dorëzojnë interpelancë për punën e Qeverisë. Këtë e tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dje në emisionin Click Plus në TV21. Ai tha se propozimin do ta dorëzojnë javën e ardhshme. Sipas tij intervista e Zoran Zaevit drejtpërsëdrejti e prek identitetin dhe paralajmëroi se marrëveshja shtesë që do të nënshkruhet, nuk do ta respektojë.