Mickoski: Do të bashkëpunojmë me të gjithë për ta mposhtur Zaevin

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme në Prilep tha se si parti janë të gatshëm të bashkëpunojnë me cilëndo parti për rrëzimin e pushtetit si në nivel lokal edhe në nivel qendror të udhëhequr nga LSDM-ja. Mickoski nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit edhe me partinë “E Majta”.

“Mund të kemi koalicion edhe me ” E Majta”, për momentin nuk kemi negociata për koalicion eventual për zgjedhjet e ardhshme lokale. Me të gjithë partitë politike që janë të gatshme të punojnë me opozitën për ta mposhtur këtë qeverisje të keqe të Zoran Zaevit edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror janë të mirëseardhur”, tha mes tjerash Mickoski.