Mickoski: Do ta çliroj Maqedoninë nga Ali Ahmeti dhe kriminelët rreth tij


Zgjedhjet parlamentare të 8 majit po afrohen, retorika e partive politike maqedonase she shqiptare po ashpërsohet, përcjell TV21. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Gjorçe Petrovi në Shkup dërgoi disa porosi në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së, shkruan TV21. Mickoski thotë se ka pasur dy dëshira-ambicie në jetë, të cilat i ka realizuar, ndërsa thotë se e treta dëshirë është që, siç thotë ai, ta “çlirojë Maqedoninë nga Ali Ahmeti”.

“Dua që këtu nga Gjoçja të dërgoj edhe një porosi te Ali Ahmeti. Saktë e di Ali se çfarë bën me bashkëpunëtorët e tu dhe me një grup të banditëve nga lagja Butel e Shkupit, që mblidhen në një banesë në Fushë Topanë, të armatosur deri në dhëmb. Saktë e di se kush i kontrollon, bashkëpunëtori yt, i njëjti që kënaqej në apartamentin presidencial në një hotel luksoz në Stamboll para disa viteve. Saktë e dimë se çfarë bëni dhe saktë e di se çfarë po mundoheni të bëni në ditët në vijim. Por dua të dërgoj një mesazh, në jetën time kam pasur dy ambicie dhe dëshira, njëra ishte që të kem familje, dhe falë Zotit, Zoti më dha dy fëmijë, Jovanin dhe Antonin. E dyta ishte që të bëhesha profesor i rregullt në universitet, dhe u bëra. E punoj punën më të bukur në botë, arsimoj njerëz të rinj. Jeta kërkoi që ta udhëheq organizatën më të madhe historike në Ballkan, kjo është organizata e brendshme revolucionare maqedonase. Dhe e di Ali se çfarëdo që bëj në jetën time, e bëj që mos ta turpëroj familjen time, popullin tim, qytetarët e Maqedonisë dhe më pas edhe atdheun tim Maqedoninë, sepse unë nuk kam atdhe tjetër, është Maqedonia. Njëkohësisht Ali, dua që ta dish që as atyre banditëve nuk iu frikësohemi, as ata nuk mund të na frikësojnë, por sido që të përfundojë e gjithë kjo, çfarëdo që të ndodhë. Dëshira ime e re është që ta çliroj Maqedoninë nga ti dhe kriminelët rreth teje, do të ndodhë dhe e di që Jovani dhe Antoni do të jenë krenar çfarëdo që të bëjë babai i tyre”, deklaroi Mickoski./tv21.tv