Mickoski: Diaspora do të evidentohet, nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski ka përsëritur edhe një herë që sipas tij diaspora vetëm do të evidentohet, dhe se nuk do të jetë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Mickoski arsyetoi qëndrimet e tij duke iu referuar nenit 8, paragrafi 2 dhe 3 nga Ligji për Regjistrimin e Popullsisë.

“Diaspora evidentohet, dhe nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Të gjithë personat që kanë më shumë se 12 muaj që nuk jetojnë në vend, nuk mund së bashku me mua të futen në numrin e përgjithshëm të personave rezident. As unë dhe as VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojmë ato numra. Nuk ekziston fuqi që do të më shtyj të shkoj në kundërshtim me standardet e Eurostat”, tha mes tjerash Mickoski.