Mickoski: Bindshëm do ta mundim LSDM-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për 24Vesti e konfirmoi se më 12 maj do të ketë takim liderësh. Në lidhje me zgjedhjet, Mickoski tha se nuk ka dyshims e kurdo që të mbahen zgjedhjet partia e tij bindshëm do ta mund LSDM-në me numër dyfish më të madh të deputetëve.

“Ajo që më brengos mua është se ne tani jemi në pandemi e cila në bazë ditore shënon të infektuar dhe viktima. Nëse bëni një anketë dhe t’i pyesni qytetarët se a duan zgjedhje më vonë, të gjithë do thonë më vonë. Më shumë se 70% nuk pajtohen që tash të ketë zgjedhje. Atë ditë do të kemi njerëz me maska dhe dorëza, do të kemi kampanjë në Facebook dhe Tëitter. Qytetarët votojnë për program, dërsa ne si do të shpalosim program të bërë më herët para kësaj? Tani u ndryshua gjithçka, do na duhet program i ri, të shpalosim investime të reja kapitale. Ne me më shumë përgjegjësi i qasemi problemit, shëndeti para së gjithash, si do të realizohet votimi kur do të ketë qytetarë që do të votojnë me maska dhe dorëza? Përmes Facebook-ut dhe Tëitter-it do të bëjmë kampanjë? ka qytetarë që duan të shihen me deputetët, e jo të ndjekin rrjetet sociale, dhe si do të njoftohen me programin që e ofrojmë?”, deklaroi Mickoski.