Mickoski beson se çdo familje me katër anëtarë ka borxh prej 77.500 denarë!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se çdo familje me katër anëtarë ka borxh prej 77.500 denarë për vetëm një vit.

“Si e mbyllëm vitin ekonomik 2021: Të ardhurat në buxhet rreth 3.55 miliardë euro, shpenzimet në buxhet rreth 4.18 miliardë euro.

Diferenca në mes të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore është rreth 0.63 miliardë euro ose një borxh i ri për qytetarët e Maqedonisë prej 630 milionë euro.

Produkti i brendshëm bruto i parashikuar për vitin 2021 është 11.714 miliardë euro, që do të thotë se qeveria në vitin e zgjedhjeve lokale e rriti borxhin për rreth 5.14 për qind dhe çdo familje katër anëtarëshe e kanë futur në borxh për 1.260 euro ose 77.500 denarë”, thuhet në njoftimin e Mickoskit.