Mickoski: BDI-ja atë lloj kërkese mund ta mbaj për vete dhe anëtarësinë e saj


Kreu i MRO-DPMNE-së ka kundërshtuar ashpër idenë e BDI-së për një kryeministër shqiptarë, duke nënvizuar se BDi kërkesat e tilla mund t’i mbajë për vete dhe anëtarësinë e saj.

“BDI-ja si duket ndihet shumë rehat dhe komod në këtë koalicion 3-vjeçar me LSDM-në dhe mendon se si funksionon me LSDM-në, ashtu janë edhe të gjithë partitë e tjera politike. Atë që dua t’i porosis edhe ata është që të kenë kujdes se si sillen sepse neve maqedonasve por edhe qytetarëve tjerë të Maqedonisë, na ka dalë mbi kokë të jenë qytetarë të rendit të dytë dhe atë lloj të kërkesave mund t’i mbajnë vetëm në radhët e tyre për inkurajimin dhe motivimin e anëtarësisë së tyre”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.