Mickoski: Askush nga VMRO-DPMNE nuk i ka organizuar ngjarjet e 27 prillit

Kreu i MRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas dëshmisë në Gjykatën Penale tha se askush nga partia e tij nuk ka organizuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Mickoski këto ngjarje i cilësoi si vetë-organizim të popullit.“As Komiteti Ekzekutiv, as cilido anëtarë i VMRO-DPMNE-së nuk është pjesë e këtij vetë-organizimit të popullit që ndodhi në atë periudhë.

Bëhet fjalë për proces të montuar politik, që ka për qëllim të vetëm të dëmtojë VMRO-DPMNE-në, proces politik që ka për qëllim të ushtroj terror politik mbi aktivistët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së, proces politik nga i cili dikush përfitoi ndërsa dikush seriozisht humbi, pas 27 prillit seriozisht humbi VMRO-DPMNE-ja, ndërsa qeveri formoi LSDM-ja dhe Zoran Zaev”, tha mes tjerash Micksoki.

Ndryshe, të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit janë: Nikolla Gruevski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski.