Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fjalimin e sotëm të marshit protestues në Strumicë tha se duhet që të ketë amnisti ndaj të dënuarve për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, që Maqedonia të shkojmë para.
“Dhe mos harroni asnjëherë se megjithatë ka njerëz të pafajshëm nëpër burgje pasi që e kanë ndjekur idenë dhe mendimin e ndershëm dhe motivi i vetëm i tyre ka qenë atdheu Republika e Maqedonisë. Edhe këtij budallallëkut të revanshizmit politik patjetër duhet që t’i vijë fundi, pasi që shumë gjatë ndahemi në të juaj dhe tonë, në maqedonas dhe më pak maqedonas dhe për atë është e nevojshme amnisti për personat e 27 prillit, pasi që patjetër duhet që të vazhdojmë përpara, a nuk ka përparim nëse jetojmë në të kaluarën”, deklaroi Mickoski.
Ai deklaroi se VMRO-DPMNE nuk i harron ata që janë nëpër burgje, e që janë, siç tha ai, të montuar na pushteti.
Nga LSDM-ja pushtetarë, vazhdimisht kanë përsëritur se amnisti për dhunuesit e 27 prillit nuk do të ketë.