Michelle Obama – favorite për të zëvendësuar Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Demokratët po përpiqen të gjejnë një zëvendësues të mundshëm për Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024, pas performancës së tij poshtëruese në debatet kundër favoritit republikan Donald Trump. Michelle Obama është deri tani sfiduesja e vetëm demokrat që mund të mposhtë Trumpin, sipas sondazheve të kryera pas debatit.

Përmenden guvernatori i Kalifornisë – Gavin Newsom, guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer dhe zëvendëspresidentja – Kamala Harris, por asnjëri prej tyre nuk u rendit më mirë se Trumpi në sondazhe, shkruan “Daily Mail”. Megjithëse ish-Zonja e Parë e SHBA-së nuk ka treguar interes publik për kandidaturën, duket se ajo ka dosjen më të qartë për emrat në fletën e votimit dhe pranimin nga demokratët.

Michelle Obama, e cila nuk ka qenë kurrë e zgjedhur, ka numra premtues në sondazhe, popullaritet ndër votuesit dhe lidhjet politike të burrit të saj. Mund të jetë pikërisht ajo që i duhet partisë për t’u rikthyer në rrugën e duhur, shkruan “Daily Mail”. Ish-presidenti Barack Obama bisedoi në telefon me ish-zëvendëspresidentin e tij pas debatit për të ofruar mbështetje dhe këshilla private. Por, pas skenave, ai u tha miqve se rruga e vështirë për rizgjedhjen e Bidenit është bërë edhe më sfiduese pas përballjes me Trumpin.

Kanë mbetur vetëm katër muaj deri në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, dhe Komiteti Kombëtar Demokrat do të marrë vendimin për kandidatin zyrtar deri më 22 gusht, që është dita e fundit e konventës për nominimin në Çikago, Illinois. Nëse Michelle Obama shpall kandidaturën, do të duhet të veprojnë shpejt për të bindur Bidenin të tërhiqet dhe për të rekrutuar ish-Zonjën e Parë që të kalojë konventën e demokratëve.

Obama jo vetëm që është i vetmi kandidat i mundshëm që mund të mposhtë Trumpin, por gjithashtu e “mposht” atë me një diferencë të madhe prej 11 përqindje.