Micevski kërkon seancë urgjente: VMRO-ja e gatshme të mbështes pakon e 5 të masave ekonomike

“Qytetarët, kompanitë dhe ekonomia nuk kanë kohë për pritje. Ekonomia dhe sektori i biznesit nuk kanë kohë për përplasje politike. Ndihma është e nevojshme menjëherë dhe pa shtyrje. Për këto shkaqe, si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së edhe njëherë, nga kjo foltore kërkojmë nga LSDM-ja, Zoran Zaevi dhe mazhoranca, që menjëherë të caktojë seancë plenare në të cilën bashkë do t’i shqyrtojmë dhe njëzëri do t’i votojmë ligjet nga e ashtuquajtura masa e pestë ekonomike, të ndërlidhura me ndihmën financiare për qytetarët dhe kompanitë”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

“Në këtë moment, në këtë konferencë për shtyp, pas meje janë prezent të gjithë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit të cilët janë të gatshëm të jenë prezent dhe të japin mbështetje për këto ligje në rast se mazhoranca merr guximin që ta caktoj seancën plenare”, tha Micevski, i cili njëherit apeloi që të ndërpriten lojërat politike, pazarllëqet dhe taktizohet në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë dhe menjëherë, që sot të caktohet seancë urgjente në të cilën do të miratohen ligjet nga e masa e pestë ekonomike.
“Ne si deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit do të jemi prezent në Kuvend. Tani është radha e pushtetit”, tha Micevski.